
Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe Michelle Obama, i kanë dhënë mbështetje Kamala Harris-it në natën e dytë të Konventës Kombëtare Demokratike. Ata u kërkuan votuesve të mbështesin një "kapitull të ri" në një arenë të mbushur plot në Çikago.
Obama iu drejtua turmës me moton e tij historike, “po ne mundemi”. “Po ajo mundet”, tha ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë për kandidaten demokrate Kamala Harris. “Donald Trump nuk bën gjë tjetër veçse ankohet për problemet e tij, krijon teori konspirative të çmendura dhe fiksohet për madhësinë e turmave”, vijoi Obama.
“Nuk na duhen katër vite të tjera kaosi: Ne e kemi parë tashmë atë film dhe e dimë që vazhdimi është zakonisht më i keq”, kërkoi Obama, duke nënvizuar: “Ne jemi gati për Presidenten Kamala Harris”.



