Covid-i vë në pauzë telenovelat braziliane

Covid-i vë në pauzë telenovelat braziliane

Rede Globo, kanali kryesor televiziv i Brazilit, ka njoftuar pezullimin e regjistrimit të telenovelave pas përkeqësimit të pandemisë së koronavirusit.

"Për shkak të përkeqësimit të krizës të lidhur me pandeminë dhe masave kufizuese të vendosura nga autoritetet, duke filluar nga sot, 23 mars, punimet dramaturgjike do të pezullohen", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga transmetuesi.

Studiot Projac, një kompleks prej rreth 400 000 metrash katrorë ku regjistrohen shumica e telenovelave të TV Globo, ndodhen në Rio de Janeiro, ku sipas një dekreti, do të ketë një mbyllje që nis nga 26 mars dhe përfundon më 4 prill.

"Seritë dhe telenovelat do të regjistrohen përsëri nga 4 prilli", përfundon njoftimi i Rede Globo, një nga grupet më të rëndësishme botuese në Amerikën Latine, telenovelat e të cilit janë më të ndjekurat në Brazil dhe eksportohen në vende të ndryshme të huaja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy