
Kremlini i është përgjigjur komenteve të presidentit amerikan Joe Biden, i cili u shpreh pro idesë për përjashtimin e Rusisë nga G20. Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov thotë se një vendim i tillë nuk do të ishte katastrofik.
"Formati i G20 është i rëndësishëm, por në rrethanat aktuale, kur shumica e pjesëmarrësve janë në një gjendje lufte ekonomike me ne, asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë," u tha gazetarëve zëdhënësi Dmitry Peskov.
Peskov tha se bota shtrihej përtej SHBA-ve dhe Evropës dhe u shpreh se përpjekjet për të izoluar Moskën do të dështonin.
Qytetarët rusë po përballen tanimë me çmime më të larta dhe mungesë të disa mallrave, pasi SHBA, BE, Britania e Madhe dhe aleatët vendosën masa të dizajnuara për të dëmtuar ekonominë e Rusisë.



