Basha: Nëse opozita shton edhe disa elementë të tjerë të mosbindjes civile, efektivët do dorëzohen të parët (VIDEO)

Basha: Nëse opozita shton edhe disa elementë të tjerë të mosbindjes civile, efektivët do dorëzohen të parët (VIDEO)

Faik Basha, drejtues i departamentit të sigurisë në PL tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se Rama po tenton të instalojë në Shqipëri regjimin që Duvalier instaloi  në Haiti.

Basha tha se ditën e djeshme, media të kapura nga qeveria trumbetonin para protestës (e cila është e drejtë e të gjithë qytetarëve) arrestime të atyre që do kërkonin të drejtën e tyre.  

Rama po tenton të instalojë regjimin e Duvalier, i cili kapi ekonominë, opozitën, median dhe të gjithë ata që nuk iu bindën i ekzekutoi. Në një regjim të tillë, Duvalier ekzekutoi 30-60 mijë qytetarë. Regjimi i Duvalier i Ramës ka kapur ekonominë, policinë, bizneset dhe një pjesë të mediave.  

Më tej, Basha tha se mjeti me të cilën Noka shkoi në protestë dje është i PD-së.

Noka ka vajtur me mjetin e institucionit të PD-së. Regjimi kur instalohet, mjeti i fundit është kapja e medias. Si mundet që disa gazetarë që mendojnë se kanë pjesë të CV-së së tyre profesionalizmin, të bien në llum. Duhet të identifikohet burimi i informacionit.

Sipas Bashës, nëse opozita do të vijojë me të njëjtën metodë duke i shtuar disa elementë të tjerë të mosbindjes civile të parët që do të dorëzohen janë punonjësit e policisë pasi janë shtresa më e keqtrajtuar dhe më e keqpaguar.

Presioni do të vazhdojë të rritet. Sinjalet ishin të jashtëzakonshme dje ku u paralizua jeta për 3 orë. Nëse ne do të vazhdojmë me të njëjtat metoda duke shtuar disa elementë të ndryshëm të mosbindjes civile pjesa e parë që dorëzohet do të jenë punonjësit e policisë që janë pjesa më e keqtrajtuar dhe më të keqpaguar në sistemin tonë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy