Xhelal Mziu dhe nipi i tij godasin me grushte një person në Ostren, ngjarja referohet në SPAK

Xhelal Mziu dhe nipi i tij godasin me grushte një person në Ostren, ngjarja referohet në SPAK

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë referuar materialet në SPAK për deputetin e Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, 58 vjeç dhe nipin e tij E. M., 36 vjeç.

 

Drupal Ad

Ata akuzohen për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje", pas një ngjarjeje të ndodhur në fshatin Ostren.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të datës 24 prill 2025, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren, pas përfundimit të një takimi elektoral të zhvilluar nga Partia Demokratike.

Dyshohet se Xh. M. dhe E. M. kanë goditur me grushte shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy