Shefi i Organizimit të PD-së Klevis Balliu deklaroi në MCN Live se është për një kandidat politik që është gati të përballet me Erion Veliajn. Balliu tha se cilido qoftë kandidati, “ai do ta palosë Veliajn”. Balliu shtoi se nëse Veliaj do të prekë votat do të mbajë përgjegjësi të lartë dhe nuk do të hyjë më në zyrën e tij.
Ankimimi është absurd, se që të ankimosh duhet të jesh palë në proces. Ankimimi nuk e kuptoj për çfarë bëhet kur është i qartë realiteti politik dhe shumica. Një tavolinë diskutimi përtej inateve personale, është mëse normale. Nuk mund të mbetemi peng e disa debateve që kemi me njëri-tjetrin dhe të lejojmë që Rama të përfitojë. Jam për bashkim urgjent, jo se kemi rënë dakord mbi gjithçka, por biem dakord që duhet të largohet Rama dhe Veliaj. Kandidatët po i zgjedh vota e të gjithë simpatizantëve të PD. Nëse s’do ishin primaret dhe do kishim këtë konflikt, propozimi për t’u bashkuar do ishin primaret, dhe i kemi. Hajde të shtojmë për transparencë çfarë do lloj kriteresh që grupimi Alibeaj do të sjellë. Në Tiranë duhet të jetë kandidati me më shumë vota, ku vet kandidati të ketë të qartë se do jetë luftë kundër mafias. Unë besoj te një model politik, që është gati të përballet”.
Dua të jem në politikë për bindjet e mia, që janë të djathta. Besoj te taksat e ulëta, te transparenca. S’ka pasur asnjë mendim nga mua se do bëj këtë punë se dua të dalë këtu, apo të dalë atje. Kemi një përballje me një njeri të korruptuar, të lidhur ngushtësisht me elementë të krimit. Do jetë betejë e fortë. Por cilido qoftë kandidati Erion Veliaj do paloset. Unë e di që kandidati që do përfaqësojë opozitën do vijë si produkt i një vote, mbështetje e madhe qytetare, dhe s’do jetë i gabuar. Ai do ta palosë Veliajn. Nëse Veliaj mendon se me kriminelët e tij, banditët e tij do prekë votën e demokratëve, ai ta provojë por do mbajë përgjegjësi të lartë. Po vodhi votat Veliaj s’do shkel më në atë zyrë. Do të mjerohet nëse prek votën dhe kërcënon qytetarët. Përse duhet ta votojnë, për inceneratorët?! Programi i tij është vidh, kulla, drogë pastro. Shpresojmë që Tirana, Durrësi dhe Elbasani, të mbyllen më shpejt primaret”.
I pyetur nëse do të punojë njësoj nëse kandidati vjen nga grupimi Alibeaj, Balliu u përgjigj: “Patjetër që po. Nëse s’do punoja për të, s’do isha i sinqertë me shqiptarët”.
Balliu nuk e përjashtoi mundësinë që të garojë për kryeqytetin. Pyetjes: Keni ambicje për Tiranën, ai iu përgjigj: “Nuk e përjashtoj”. Ndër të tjera ai tha se do të bëhen protesta të ndryshme nga kombëtaret dhe lokalet.
Do bëhen protesta dhe do jenë të formave të ndryshme, sepse e thërret nevoja e qytetarëve protestën. Me një mision të vetëm rrëzimi i qeverisë dhe Erion Veliajt me shokë. Madje ka filluar organizimi i partisë. Unë vet kam qenë në disa degë të Tiranës. Do të jenë të ndryshme, të të gjitha formave. Do jenë kombëtare, lokale, të të gjitha llojeve. Do bëhen në bazë të kërkesës dhe nevojës së qytetarëve. Do mbështesim protestën e pedagogëve dhe studentëve. Rama ka alergji nga pedagogët sepse ndihet inferior ndaj tyre, sepse është me 7 klasë shkollë. Nëse ka pedagogë që janë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD, çfarë do të thotë kjo?! A është e drejtë kërkesa e tyre? Për kërkime shkencore ka shpenzime që shkojnë 10-15 mijë euro. Në çdo shtet të Evropës i paguan shteti. Gara për Tiranën po afron, por po afron edhe një aksion që nuk ndalon deri në triumfin e qytetarëve. Kryetari i ardhshëm i bashkisë duhet të bëjë transparent çdo tender të Veliajt në bashki. Nëse ai prek votën të gjejë vrimë dhe të futet”.



