“Jam e bindur se Trump është një fashist”.
Kamala Harris e përsëriti një deklaratë të tillë në takimin me votuesit në Pensilvani të organizuar nga CNN.
“Nuk jam vetëm unë që mendoj kështu, por njerëzit që punuan me të e mendojnë gjithashtu njëlloj”, tha zënpresidentja i SHBA, duke cituar ish-shefin e shtabit John Kelly.
Trump nuk do ta mbrojë Kushtetutën amerikane, ai do ta vrasë atë.
Ai është gati të hartojë një listë të armiqve të tij për t’u hakmarrë.
Më tej Harris shtoi se Trump tha se ishte gati të përdorte ushtrinë kundër armikut të brendshëm.



