Producenti i filmave Ilir Harxhi rrëfeu në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se është rritur pranë Kinostudios.
Ai tha se i vjen keq kur shikon gjendjen në të cilën ndodhet Kinostudio.
Unë jam rritur në Kinostudio. Mamaja punonte atje dhe e kisha shtëpinë atje. Unë e kalova rininë, pubertetin, jetën në Kinostudio. E kisha nofkën ‘çuni i Kinostudios’. Kur e shoh sot më vjen keq. Po kujtoj momentin e pranimin në shkollën e parë të filmit, kur isha 44 vjeç. Në momentin e pranimit zgjodha të bëjë tre foto, Kinostudio godina, atelieja e vjetër dhe shkolla. Ndjeva keqardhje sepse kërkohej që këtë etyd ta bëja brenda mureve të Kinostudios, ku kisha kaluar rininë, fëmijërinë time. Më vjen keq për rekuizitën që sa vjen edhe shkatërrohet. Ato makinat janë unike dhe është vështirë t’i gjesh. Sa vijnë edhe degradohen se po s’i mirëmbajte”.



