FIFA i ka bërë një presion të pastër klubeve europiane të cilat po mundohen të krijojnë një kampionat të quajtur Superliga ku do të marrin pjesë klubet më të pasura të kontinentit të vjetër.
Kjo po tentohet nga ECA, Shoqata Europiane e Klubeve, që udhëhiqet nga Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit.
Qëllimi i gjithë kësaj është që klubet të fitojnë të ardhura stratosferike që do të vijnë nga stadiumet e mbushura plot çdo ndeshje, por edhe nga të drejtat televizive. Klubet europiane janë të zhgënjyera nga fakti që në total mblidhen 1.5 miliadër euro nga të drejtat televizive, në krahasim me 7 që mbledh futbolli amerikan. Kjo në një kohë kur futbolli europian ka 1.6 miliardë tifozë në të gjithë botën, ndërsa futbolli amerikan vetëm 150 milionë.
Në letrën e bërë publike nga FIFA, e cila është dakordësuar me 6 konfederatat e tjera përfshirë edhe UEFA-n, klubet dhe futbollistët të cilët do të zgjedhin të marrin pjesë në Superligën europiane nuk do të lejohen në Botëror, Europian, Kupën e Amerikë dhe aktivitete të tilla të ngjashme.
Pjesëmarrësit që supozohet të jenë në Superligën Europiane
La Liga: Barcelona, Real Madrid, Atletiko Madrid, Sevilja
Premier Liga: Mançester Siti, Çelsi, Mançester Junajtid, Arsenal, Liverpul
Seria A: Juventus, Milan, Inter, Napoli
Bundesliga: Bajern Mynih, Borusia Dortmund, Bajer Leverkusen
Liga 1: PSG, Olimpik Lion, Olimpik Marsejë



