Përgjysmohet kurba e infektimeve, 789 raste të reja dhe 7 humbje jete

Përgjysmohet kurba e infektimeve, 789 raste të reja dhe 7 humbje jete

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 789 raste të reja me koronavirus nga 3,667 testime të kryera.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 465 në Tiranë, nga 32 qytetarë në Durrës, Lushnje, 30 në Gjirokastër, 22 në Vlorë, 20 në Sarandë, 19 në Krujë, 13 në Lezhë, 12 në Elbasan, nga 10 qytetarë në Korçë, Kavajë, 9 në Vorë, 8 në Devoll, nga 7 qytetarë në Tepelenë, Mallakastër, Fier, Kurbin, nga 6 qytetarë në Tropojë, Delvinë, Peqin, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Kukës, Mirditë, Berat, nga 3 qytetarë në Dimal, Përmet, Patos, Kamëz, Shijak, Has, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Dibër, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Roskovec, Pukë, Shkodër.

Fatkeqësisht, 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për pesë qytetarë nga Tirana të moshave 59-83 vjeç, një qytetare nga Fieri 78 vjeçe dhe një qytetar nga Kamza 79 vjeç.

Sakaq, në të gjithë vendin janë 24,081 raste aktive me COVID. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1,824 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 222,508 që nga fillimi i epidemisë.

Ajo çka vihet re është se Tirana vijon të kryesojë sa i përket numrit të infektimeve ndërsa pasohet nga Durrësi, Lushnja, GJirokastra, Vlora, Saranda dhe Kruja.

Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 129 pacientë, nga të cilët 13 në gjendje më të rënduar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy