Sezoni veror turistik ka sjellë valën e re të rritjes së çmimeve të apartamenteve në Durrës.
Zona e preferuar mbetet vija e parë bregdetare, teksa agjentja imobilare Eva Malaj tregon për MCN se si ka ndryshuar trendi i shitjeve dhe qirave
Ajo zbulon se janë të huajt në krye të blerësve të apartamenteve në Durrës, teksa shqiptarët renditen të fundit.
Teksa vera ka ardhur, Durrësi pret një valë turistësh me synim kryesor bregdetin e Adriatikut. Vit pas viti, kjo sjell edhe rritjen e çmimeve të akomodimit që tashmë është një fenomen në gjithë Shqipërinë.



