Lidhjet me Rusinë nuk e penalizojnë, Schröder mbetet pjesë e socialdemokratëve gjermanë

Lidhjet me Rusinë nuk e penalizojnë, Schröder mbetet pjesë e socialdemokratëve gjermanë

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder, do të vijojë të jetë pjesë e PSD. Socialdemokratët e shqyrtuan raportin e Schröder me Rusinë dhe komisioni i ngritur posaçërisht nuk gjeti shkelje të rregullores së partisë.

Schroeder nuk ka shkelur rregullat e partisë me angazhimin e tij ndaj kompanive shtetërore ruse, ishte konkluzioni i këtij komisioni, i cili iu përgjigj të paktën 17 kërkesave për procedime disiplinore nga grupet rajonale të SPD nga e gjithë Gjermania.

Megjithatë, kjo çështje nuk është mbyllur ende. Në rast apelimi, vendimi mund t'i kalojë degës së lartë të PSD-së në Hanover dhe më pas komisionit federal të arbitrazhit. Schröder është kritikuar shpesh për afërsinë e tij me Kremlinin dhe rolet e tij në kompanitë shtetërore ruse.

Ish-kancelari është kthyer së fundmi nga Moska, ku është takuar personalisht me Vladimir Putin.

Pas takimit me presidentin rus, Schröder (i cili vazhdon të punojë për Gazprom) bëri të ditur publikisht se shkurtimi në furnizimet me gaz rus në Gjermani mund të rikuperohet nëse Berlini pranon të hapë Nord Stream 2.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy