Putin konfirmon mbështetjen për Iranin/ Trump: Po shqyrtojmë “qetësimin” e luftës

Putin konfirmon mbështetjen për Iranin/ Trump: Po shqyrtojmë “qetësimin” e luftës

Ndërsa, presidenti Donald Trump thotë se SHBA-të po shqyrtojnë mundësinë e “qetësimit” të operacioneve kundër Iranit, ku i fundit ka ndërmarrë një valë rë re sulmesh. Nga ana tjetër Rusia ka riafirmuar mbështetjen ndaj Teheranit. 

Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, ndërsa Irani raportohet se ka ndërmarrë një valë të re sulmesh gjatë orëve të natës, duke shënjestruar disa vende të rajonit, përfshirë Izraelin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajtin.

Sipas raportimeve, sisteme të mbrojtjes ajrore janë aktivizuar në disa prej këtyre vendeve për të interceptuar raketat dhe dronët, ndërsa autoritetet në Kuvajt konfirmuan shpërthime që lidhen me operacionet e përgjimit në ajër.

Ndërkohë, ushtria e Izraeli njoftoi se ka ndërmarrë kundërsulme ndaj objektivave të Hezbollah në Bejrut, pas një paralajmërimi për evakuim në disa zona të periferisë jugore të qytetit.

Në një zhvillim tjetër, mediat ndërkombëtare raportojnë se Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazës ushtarake anglo-amerikane në Diego Garcia, një pikë strategjike në Oqeanin Indian.

Në planin ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë opsione të reja strategjike. Sipas burimeve, administrata e Donald Trump po harton skenarë për të siguruar ose nxjerrë materialet bërthamore të Iranit, duke përfshirë mundësinë e përdorimit të forcave elitare të operacioneve speciale. Ndërkohë Donald Trump thotë se SHBA-të po shqyrtojnë mundësinë e "qetësimit" të luftës së tij me Iranin. 

Kombet e tjera do të duhet të ruajnë dhe të kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit sipas nevojës, pasi sulmet e tij ndaj vendit e shtynë Iranin të shënjestrojë anijet në korridorin vendimtar të anijeve botërore. 

Situata ka tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. OKB ka shprehur gatishmëri për të ndërmjetësuar në garantimin e sigurisë së transportit detar në Ngushtica e Hormuzit, një arterie kyçe për tregtinë globale të naftës.

Nga ana tjetër, Rusia ka riafirmuar mbështetjen ndaj Teheranit. Presidenti Vladimir Putin deklaroi se Moska mbetet një partner i besueshëm për Iranin në këtë periudhë të tensionuar.

“I uroj popullit iranian forcë për të kapërcyer këto sprova. Moska mbetet një mik besnik dhe partner i besueshëm i Teheranit.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy