
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillojë të shtunën në orën 08:00 një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, ku temë do të jetë Kosova.
Mediat serbe raportojnë se organi në fjalë pas takimit me Vuçiçit do të takojnë të dërguarin e BE për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe këshilltarët e Berlinit dhe Parisit, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonn.
Gjermani dhe francezi do t’i vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin pas letrave të përbashkëta të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, për Kosovën dhe Serbinë.
Sipas “Novostit” tema kryesore e takimit do jenë sfidat e sigurisë dhe zhvillimet në Kosovë.



