
Këshilli Bashkiak i Kievit ka vendosur t’i heqë titullin “Qytetar nderi” liderit të ndjerë sovjetik Leonid Brezhnev, i cili ishte me origjinë ukrainase.
Gjatë votimit të së enjtes, masa u mbështet nga 82 deputetë nga 120, tha këshilli i qytetit në një deklaratë në faqen e tij të internetit.
“Ky vendim është një hap tjetër drejt eliminimit të trashëgimisë së ish-regjimit komunist”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se vendimi është marrë në përputhje me ligjin e “dekomunistizimit” të vendit të vitit 2015.
Në vitin 1964, Brezhnev zëvendësoi Nikita Hrushovin si sekretar të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, dhe gjithashtu u bë kryetar i Presidiumit të Sovjetit Suprem në vitin 1977.
Ai zuri të dy pozicionet më të larta në vend deri në vdekjen e tij në mosha 75 vjeçare në vitin 1982. Udhëheqësit sovjetik iu dha titulli i nderit nga Kievi disa muaj para vdekjes së tij, pasi ai hapi Monumentin e Atdheut 62 metra të gjatë, kushtuar fitores së BRSS ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, në kryeqytetin e Republikës Sovjetike Socialiste të atëhershme të Ukrainës.
Brezhnev lindi në vitin 1907 në Perandorinë Ruse, në territorin e Ukrainës së sotme. Qyteti i tij i lindjes ishte Kamenskoye, i vendosur afër qytetit të Yekaterinoslav, i njohur tani si Dnepropetrovsk.
Gjatë ardhjes së tij në pushtet, Brezhnev ishte gjithashtu sekretar i komitetit rajonal të Dnepropetrovsk të Partisë Komuniste. Besohet se ai shtyu shumë ukrainas në poste të larta në shtetin sovjetik gjatë sundimit të tij.
Së bashku me Brezhnjevin, disa komandantëve dhe politikanë të tjerë ushtarakë sovjetikë, si dhe revolucionarit vietnamez Truong Chinh, u janë hequr gjithashtu titujt e qytetarëve të nderit të Kievit.



