Presidenti Donald Trump dhe diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un shtrënguan duart dhe shkëmbyen buzëqeshje pasi u takuan në hotelin historik në Hanoi. Dy liderët u takuan në kryeqytetin vietnamez para hollit të hotelit ku pas tyre ishin gjashtë flamuj nga secili vend, për takimin e tyre të dytë që nga samiti i tyre historik në Singapor në qershor.
"Është një nder të jem me kryetarin Kim. Është një nder që të jemi së bashku", tha Trump. Presidenti amerikan e quan homologun e tij të Koresë së Veriut "një udhëheqës të madh" dhe ka ofruar ndihmë për vendin e tij për një të ardhme të jashtëzakonshme.
Më pas presidenti amerikan ka thënë se ai është i kënaqur që po takohet për herë të dytë me Kim, pasi në takimin e parë ka kaluar shumë mirë me të, raporton "The Guardian".
Presidenti amerikan ka thënë se takimi i parë ka qenë i suksesshëm sepse ka ndikuar të përmirësimin e raporteve mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, të cilat tani Trump i quan ‘shumë të mirat’.
Diktatorin korean, Trump e ka lëvduar për proseperitetin, që sipas tij, e ka arritur ai në shtetin e mbyllur të Koresë së Veriut.
"Unë mendoj se vendi juaj ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik - i pabesueshëm, i pakufizuar. Unë mendoj se do të keni një të ardhme të jashtëzakonshme me vendin tuaj - një udhëheqës i madh. Dhe mezi pres që ta shoh atë të ndodhë dhe ta ndihmoj që të ndodhë", tha ai.
Lëvdatat ia ka kthyer edhe Kim, që sipas tij, ky samit do të ketë sukses për shkak të “vendimeve të guximshme” të Trumpit.
“Prej herës së fundit kur ne jemi takuar, ka pasur disa keqkuptime... por ne i kemi tejkaluar ato”, ka thënë Kim, duke shtuar se ‘duhet shumë durim”
Siç ka thënë në mënyrë të përsëritur, Trump vuri në dukje kiminë personale me udhëheqësin e fundit të diktaturës njëpartiake të drejtuar nga familja edhe pse sekretari i tij i shtetit thotë se Koreja e Veriut është ende një kërcënim bërthamor, pasi ka testuar një bombë hidrogjeni dhe muaj më parë ka kryer një skenë testet e raketave.
"Bëmë shumë përparim dhe mendoj se përparimi më i madh ishte se marrëdhënia jonë është vërtet e mirë", tha Trump.
Pas disa minutash bisede private, të dy udhëheqësit u ulën për të ngrënë në hotel në një tryezë të rrumbullakët me sekretarin e shtetit të SHBA, Mike Pompeo dhe shefin e shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney. Kim u shoqërua nga Kim Yong-chol, nënkryetari i partisë në pushtet të Koresë së Veriut dhe ministri i Jashtëm Ri Yong-ho.
Trump tha se bisedimet kryesore të samitit do të zhvilloheshin të mërkurën dhe parashikoi se do të kishte një konferencë për shtyp kur të përfundonin.



