Covid-19 "ngrin" garën për KLP

Covid-19 "ngrin" garën për KLP

Pas publikimit të listës me emrat e prokurorëve të cilët do të kandidojnë për emërimin në KED, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka pezulluar procesin e shprehjes së interesit nga kandidatët për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ky vendim i prokurorit vjen pas masave të reja anti-Covid që u vendosën ditën e djeshme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Një ndër masat kufizuese ishte shmangia e grupeve me më shumë se 10 persona.

Nisur nga ky kufizim, nga ana e Prokurorit Çela është parë e arsyeshme të pezullohet ky proces si rrezik i lartë për përhapjen e virusit.

‘’Prokurori i Përgjithshëm çmon se shmangja e grumbullimeve të këtij lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, është e vetmja garanci për kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe siguron mbrojtjen e shëndetit të prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore, punonjësve të administratës dhe të qytetarëve.’’ shkruhet në njoftimin zyrtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy