Trendet në ChatGPT/ Eksperti i IT: Po shkon drejt një rrjeti social. Psikologia: Po na kthen në njerëz të vetmuar

Trendet në ChatGPT/ Eksperti i IT: Po shkon drejt një rrjeti social. Psikologia: Po na kthen në njerëz të vetmuar

Një nga veçoritë kryesore të ChatGPT është aftësia për të gjeneruar përgjigje në kohë reale, të bazuara në informacionin dhe ndërveprimin e përdoruesit.

Sipas Tomi Kallanxhi, ekspert i IT, i ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, kjo teknologji po zhvillohet në atë mënyrë që shumë shpejt mund të shndërrohet në një rrjet social virtual.

Drupal Ad

Ai theksoi se versionet e fundit të ChatGPT kanë aftësi të theksuara memorieje dhe ai sugjeron që herë pas herë përdoruesi ti fshijë diskutimet.

ChatGPT mund të bëhet së shpejti një ‘social network’, pasi mbledh dhe ruan shumë nga bisedat që bëjmë me të. Prandaj, këshilla ime është që herë pas here të fshihni historikun e diskutimeve.

Sistemi ruan kujtime nga çdo bisedë, dhe pas disa javësh mund t’ju rikujtojë gjëra që i keni thënë më parë.

Versionet e fundit të ChatGPT kanë aftësi të theksuara memorieje, duke ruajtur temat dhe tematika që përdoruesi ka diskutuar, ndonjëherë edhe pas disa javësh.

Nuk them që është rrezik i drejtpërdrejtë, sepse të dhënat janë të mbrojtura në mënyrë parimore.

Por kur vetë përdoruesi i jep gjithë informacionin sistemit, atëherë AI bëhet më i saktë në parashikim sesa çdo algoritëm tjetër. Ndryshe nga TikTok apo Instagram që mbështeten në algoritme parashikuese, ChatGPT bazohet në të dhënat që i keni thënë ju vetë.

Nga ana tjetër, psikologia Almeida Xhaferaj ngre shqetësime mbi ndikimin emocional dhe social që ChatGPT ka te përdoruesit.

Sipas saj, ajo po e kthen përdoruesin gjithnjë e më tepër në një njeri të vetmuar.

Teknologjia po na ndihmon të kuptojmë veten, por njëkohësisht na shtyn drejt izolimit emocional.

Njerëzit gjithnjë e më pak kërkojnë këshilla nga miqtë dhe gjithnjë e më shumë i drejtohen ChatGPT për zgjidhje të konflikteve në punë, për menaxhim emocionesh, apo edhe për këshilla personale. Kjo është një tendencë që tregon një formë të re vetmie.

Edhe pse teknologjia mund të ndihmojë në vetëreflektim apo menaxhim emocional, rreziku që qëndron pas është mbështetja e tepruar te një inteligjencë artificiale që ruan kujtesën e përdoruesit.

Nëse një ditë dikush merr në dorë telefonin tonë, ku janë të gjitha këto biseda të ruajtura, ka akses në të dhëna shumë sensitive. Ndaj u sugjeroj njerëzve të jenë të kujdesshëm me atë çka ndajnë, edhe pse teknologjia është ‘inteligjente’ dhe duket e sigurt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy