Helmimi i Sergei dhe Julia Skripal, spiunët rusë synonin laboratorin zviceran të armëve kimike

Helmimi i Sergei dhe Julia Skripal, spiunët rusë synonin laboratorin zviceran të armëve kimike

Dy persona janë arrestuar më parë gjatë këtij viti, për dyshimin e spiunimit në një laborator zviceran që po hetonte helmimin e Sergei Skripal.

Personat u arrestuan në Hagë këtë pranverë, si pjesë e një operacioni që përfshinte agjencitë e inteligjencës britanike, zvicerane dhe holandeze.

Gazeta zvicerane "Tages-Anzeiger" njoftoi se ata mbanin pajisje që mund të përdoreshin për të hyrë në rrjetin IT të laboratorit të Spiez-it kur u kapën.

Isabelle Graber, kreu i komunikimit në shërbimin e inteligjencës zvicerane, FIS, tha në një deklaratë për The Guardian se: "Autoritetet zvicerane janë të vetëdijshëm për rastin e spiunëve rusë të zbuluar në Hagë dhe të dëbuar nga i njëjti vend.

Ndërsa një zëdhënëse e inteligjencës zvicerane i tha BBC se agjencia ishte përfshirë në mënyrë aktive në "rastin e spiunëve rusë", pa përmendur laboratorin në Spiez, pranë Bernës.

Raporti thotë se të dy burrat kishin pajisje që mund të përdoreshin për të hyrë në sistemet kompjuterike të laboratorit, dhe gjithashtu pretendonin se ata punonin për inteligjencën ruse.

Britania ka thënë se dy oficerë të inteligjencës ruse ishin pas helmimit të Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia në Salisbury në mars.

Sergei Skripal, një ish-oficer ushtarak rus dhe agjent i dyfishtë për MI6 dhe vajza e tij, Julia, u helmuan në Salisbury më 4 mars.

Laboratori Spiez, pranë Berne, më vonë konfirmoi një pretendim britanik se Skripalet ishin viktima të sulmit me Novichok një agjent nervor ushtarak. Laboratori gjithashtu ka hetuar sulmet me gaz helmues nga regjimi sirian i mbështetur nga Kremlini.

Nuk është e qartë pse dy personat e dëbuar ishin në Hagë, ku ndodhet edhe selia e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

 

 
 
 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy