Veliaj me parti të re? Andoni: Ka një pengesë të madhe, duhet të zgjidhë fillimisht çështjen penale

Veliaj me parti të re? Andoni: Ka një pengesë të madhe, duhet të zgjidhë fillimisht çështjen penale

Analisti Ben Andoni, në një intervistë për MCN, komentoi mundësinë e krijimit të një partie të re nga Erion Veliaj. 

Sipas tij Veliaj përballet me një pengesë të madhe për shkak të çështjes penale, të cilën duhet ta zgjidhë përpara se të ndërmarrë hapa të tjerë politikë.


Andoni theksoi se krijimi i një alternative nga brenda PS-së është i vështirë për shkak të përqendrimit të pushtetit në duart e kryeministrit Rama, ndërsa solli si shembull zhvillimet politike në Hungari.


“Po shikoni, zoti Veliaj ka një handikap të madh, sepse çështjen penale do ta kthejnë në çështje politike. Ndërkohë që në politikën tonë, megjithëse edhe politika në vetvete është pa moral, duhet të kalosh njëherë këtë cakun penal që ke, pastaj të merresh me aspektin politik.


 

Dhe ju keni të drejtë në këtë pjesë, sepse në rastin e Hungarisë, njeriu i cili doli për të mposhtur Orbánin doli nga gjiri i partisë së tij. Ndoshta kjo është rruga e të ardhmes.


 

Por është e pamundur në mënyrën se si e zotëron zoti Rama të gjithë pushtetin te Partia Socialiste. Shikoni dhe mënyrën që ju keni në kronikë këtu, mënyrën e pritjes së tij. Është gati, më vjen keq ta them, gjë e vjetër, domethënë me pjesën demagoge dhe me pjesën e një autokracie të frikshme.“

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy