Luan Baçi paraqitet në SPAK: Pasuria ime është hetuar, çështja nuk është rihapur

Luan Baçi paraqitet në SPAK: Pasuria ime është hetuar, çështja nuk është rihapur

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi u paraqit paraditen e kësaj të premteje në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se deputeti demokrat është kallëzuar për fshehje të një pasurie prej gati 800 mije euro me një investim me njeriun e tij të afërt.

Në një prononcim për mediat, Luan Baçi tha se nuk është rihapur si çështje.

Ka qenë një kallëzim dhe është pushuar si çështje. Është hetuar pasuria ime fill e për pe, në të gjitha detajet pa asnjë lloj problemi. Unë hyj tek ata njerëz që kam transparencë të plotë të punëve të mia dhe biznesit tim.

Jam shumë i qetë, shumë normal. Nuk kam asnjë lloj problem. Është mbyllur si çështje, është hetuar me muaj të tërë, dhe çështja është mbyllur. Nuk mendoj se është rihapur. I njëjti kallëzues patronazhist ka ardhur përsëri e ka bërë kallëzim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy