Plumba në një plazh të Italisë, plagoset shqiptari

Plumba në një plazh të Italisë, plagoset shqiptari

Një shqiptar mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri në një nga plazhet e Romës në Itali.

Mediat lokale bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në kompleksin “Bora Bora” të plazhit Torvaianica, kur rreth orës 10:30 të kësaj të diele, në drejtim të shqiptarit mbërriti një motor “Skuter”, duke iu drejtuar vendit ku ai po merrte rreze dielli e duke e qëlluar me pistoletë.

Më tej, autori humbi në turrmë dhe sapo ka dalë nga zona e plazhit hipi në një makinë, ku u priste një bashkëpunëtor tjetër.

Sipas të dhënave paraprake, policia lokale dyshon se personi që qëlloi shqiptarin ishte një shtetas italian dhe ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.

Shtetasi shqiptar ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy