Luiza Gega: Në Lojërat Olimpike u ndjeva e dështuar, prisja nga vetja, prisnin dhe të tjerët

Luiza Gega: Në Lojërat Olimpike u ndjeva e dështuar, prisja nga vetja, prisnin dhe të tjerët

Atletja Luiza Gega në emisionin “Zgjohu me MCN” vjen në një rrëfim për jetën e saj për sportin dhe përtej tij.

Ajo rrëfen se shpenzon shumë për rroba, edhe pjesën më të madhe nuk ka mundësi që ti veshi.

Gega tha aktualisht ndodhet jashtë sezonit dhe se në periudhën e shtatorit fillon pushimi për sportin e atletikës, pasi verën e kanë të ngjeshur.

Pas lojërave olimpike vendosa të mos marr pjesë në aktivitete të tjera. Isha shumë e ngarkuar dhe vendosa të marrë pak kohë për tu qetësuar apo reflektuar.

Këtë periudhë jam pushim. Në fakt nuk është se bëj shumë pushime, maksimumi që bëj është 3 ditë në det dhe dy ditë në mal.

Mundohem ta relaksoj trurin, edhe pse nuk rri dot gjatë. Nuk e kam lënë pas aktivitetin fizik, pro nga dy herë në ditë, ushtrohem një herë në ditë.

Në lojërat olimpike, emocionohem dhe ndihem e bekuar se sa shumë më ka dhënë ky sport dhe mesazhet e dashurisë që marr.

Ky vit për fat të keq nuk nisi shumë mirë. Në muajin prill pata një virozë të rëndë, Covid, që më nxori totalisht nga forma.

Nuk mendoja se do më çonte kaq poshtë. Më ranë të gjithë parametrat biologjik. Një nga arsyet pse shkoj në mal, është të rris hemoglobinën.

Rrimë nëpër male që kur shkojmë në gara, të jemi në formë. U mundova të bëja stërvitje me imunitet të dobët, ndërkohë që trupi kërkonte kohë për tu rikuperuar olimpiada po vinte dhe presioni i momentit.

E quajta dështim pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike sepse pretendoja. Isha stërvitur fort. Por trupi im nuk po e mbante më ngarkesën siç duhej. Por shpresoja.

Dy javëshi i fundit kur presioni rritet, kam pasur dhe ngarkesë të madhe emocionale këtë vit. Mbas vitit 2022 kur u shpalla kampione Europe, njerëzit prisnin shumë nga unë.

Ato pak kokrra që jemi ndihet presioni i njerëzve se presin shumë nga ne. E ndjeja dy javëshin e fundit që nuk do arrija dot atje ku doja.

Unë u ndjeva e dështuar se kërkoja shumë nga vetja. Prisja, prisnin dhe të tjerët nga unë. Ndjeja dështim, keqardhje dhe shumë e shumë gjëra.  

Luiza tregon se rreth moshës 26-vjeçare ka pasur oferta nga Turqia dhe Azerbajxhani, por se nuk u tundua, pasi donte që të kontribuonte sadopak për vendin e saj.

Ndër të tjera shprehet se gjithçka ka nisur në moshën 13-vjeçare dhe se sportet kolektive nuk i bën dot pasi është shumë ambicioze.

E pyetur nëse është aktualisht në një lidhje dashurie, Luiza thotë se ka objektiv krijimin e familjes, duke thënë se ky është qëllimi kryesor i saj dhe se nuk e imagjinon jetën pa praninë e një fëmije dhe se nuk është gati për të ndarë diçka aktualisht.

Gjëja që unë mendoj është që së shpejti të kem familjen time. Është e vështirë shkëputja nga sporti, por sporti nuk ka fund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy