Në një dalje publike, sot për media, kryu i PD, Lulzim Basha, tha se Prokuroria po mbron politikanët e korruptuar. Duke ju referuar dosjes 184 , Basha lëshoi akuza ndaj deputetëve të rilindjes si të përfshirë në korrupsion dhe manipulim zgjdhjesh.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha kërkon ndjekjen penale të Prokurores së Përkoshme Arta Marku dhe Drejtuesen e Prokuroroisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela duke i akuzuar se duan të mbyllin dosjen 184.
Basha deklaroi se guximi që kanë marrë Marku e Prela për të mbyllur dosjen “184” tregon dëshpërimin e Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale.
“Është një veprim i dy “Katica” të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Krimeve të Rënda, që veprojnë si pjesë e grupit të strukturuar kriminal të Rilindjes. Ata janë aty për të mbrojtur politikanët që janë kapur duke vjedhur votat e qytetarëve. Guximi që kanë marrë për të mbyllur dosjen tregon që dëshpërimi i Ramës dhe organizatës së tij është i tillë sa ka vendosur t’i shtyjë edhe këto dy masha, Marku e Prela, drejt vetëflijimit, sepse me veprimet që kanë ndërmarrë sot të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji.Kanë bërë shpërdorim detyre. Të dyja prej këtij momenti duhet të ndiqen penalisht. Kanë zgjedhur dhe meritojnë të quhen katicat e Shqipërisë. Katica është prokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut. Këto ngjarje tregojnë degjenerimin përfundimtar të Ramës dhe bandës së tij”, tha Basha.
"Guximi që kanë marrë për të përpjekur për të mbyllur një çështje që e ka marrë vesh gjithë Europa tregon se dëshpërimi i Edi Ramës është i tillë sa ka vendosur të shtyjë këto masha të pushtetit të tij si Arta Marku dhe Donika Prela drejt vetëflijimit. Me veprimin që kanë ndërmarrë sot të dy janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji. Kanë shpërdoruar detyrën duke mbuluar një vepër të rëndë kriminale. Prej këtij momenti duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre", u shpreh Basha.



