Grabitet nën kërcënimin e thikës marketi në Yzberisht (VIDEO)

Grabitet nën kërcënimin e thikës marketi në Yzberisht (VIDEO)

Një grabitje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në një market në Yzberisht të Tiranës. Policia bën me dije se një shtetas i paidentifikuar ka vjedhur xhiron ditore në kasë, duke kërcënuar me thikë kasieren.    

 

Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, kasierja, e cila u dërgua në spital, për mjekim.       

 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy