Basha në Vorë: Qeveria dështoi, ne do përshpejtojmë procesin e rindërtimit (VIDEO)

Basha në Vorë: Qeveria dështoi, ne do përshpejtojmë procesin e rindërtimit (VIDEO)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë paraditen e sotme në Vorë ku është takuar me qytetarët dhe ka dëgjuar problematikat e tyre, një prej tyre rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti apo problemet me pronat.

Basha e cilësoi rindërtimin dështim deri tani dhe tha se qeveria pas 25 prillit do ta ketë prioritet, duke premtuar drejtësi, shpërndarje të parave në dorë për familjet e dëmtuara që duan të ndërtojnë shtëpitë në zonat rurale dhe transparencë për rindërtimin në zonat urbane.

I gjithë rindërtimi është dështim. Po të kishin dashur të ndihmonin njerëzit do iu jepnin para që t’i ndërtonin vetë. Nuk e bënë sepse donin të bënin tendera që ua kanë dhënë shokëve, miqve. Është e njëjta skemë si kudo në Shqipëri. Gënjejnë nga mëngjesi në darkë. Njerëzit akoma në çadra, këta bëjnë tendera sekretë që i fitojnë vetë.

Të gjithë ata që janë dëmtuar nga tërmeti kudo, procesi i rindërtimit është prioritet absolut i qeverisë së pas 25 prillit. Gjëja e parë drejtësi, shpërndarje me shpejtësi të parave në dorë për ato familje që mund ta rindërtojnë apo ndërtojnë shtëpinë nga e para në zonat rurale. Ndërtimi në zonat urbane do bëhet me transparencë absolute duke ruajtur pronat.

Ne do ta përshpejtojmë procesin e rindërtimit, duke ju dhënë drejtpërdrejt shpërblimin financiar sipas dëmit jo sipas ca të nënës ca të njerkës”, u shpreh Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy