Mbyllja e kolegjit turk, Çela: Qeveria ka lejuar të importohet një çështje e brendshme politike e një vendi tjetër (VIDEO)

Mbyllja e kolegjit turk, Çela: Qeveria ka lejuar të importohet një çështje e brendshme politike e një vendi tjetër (VIDEO)

Pedagogu i shkencave të komunikimit në Universitetin Beder, Erlis Çela, mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy”, e cilëson si vendim totalisht arbitrar dhe antiligjor.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai shkoi më tej dhe tha se duke marrë parasysh pasojat që sjell te prindërit dhe fëmijët mbyllja e shkollës është në kufijtë e kriminales.

Ai shtoi se askush nuk beson se këto institucione janë mbyllur për shkak se nuk përmbushnin kushtet.

Ndryshimi i godinës i referohet kopshtit ‘Zybejde Hanëm’ dhe është çështje që i takon vitit 2004 dhe ndër këto vite nuk është përfolur. Ligji është miratuar nëvitin  2012, dhe ndryshimi i adresës nuk ishte i detyrueshëm.

Çdo shkolle apo universiteti që i duhet ambient më i madh mund ta ndryshojë, është procedurë normale, dhe nuk mund të shkohet drejt heqjes së licencës. Te kopshti e para është paralajmërimi, e dyta gjoba dhe e treta e heqja së licencës.

Drejtuesit nga shkurti e deri tani kanë dorëzuar tre herë kërkesë, por nuk kanë marrë përgjigje. Ka dy rrugë: ose nuk miratohet ndryshimi i kërkesës, ose miratohet ose jo, rrugë tjetër nuk ka.

Për shkollën, për kolegjin e vajzave ‘Mehmet Akif’, e licencuar nga qeveria 'Meksi' në vitin 1992, për 30 vite ka qenë një shkollë elitare në nivel mature shtetërore. Mbyllet për një arsye qesharake, kur ne e dimë situatën e arsimit në Shqipëri.

Arsyeja është tërësisht politike, këtu qëndron problemi më i madh. Qeveria ka lejuar të importohet një çështje e brendshme politike e një vendi tjetër në Shqipëri. Është e qartë tani, nuk mund të bëjmë naivin.

Ka deri në nivel zëvendës ministrash të diplomuar në atë shkollë se ka cilësi, nuk ka lidhje me standardet.

Debati që mund të ndodhë në Turqi nuk na intereson ne, qeveria lejon që kjo çështje të importohet në Shqipëri në zemër të arsimit.

Çela deklaroi se nuk ka dijeni nëse do të mbyllen institucione të tjera arsimore në Shqipëri që mbështeten nga Fetullah Gylen, teksa tha se lëvizjen “Gylen”, Turqia e cilëson terroriste.

Por Shqipëria është vend i NATO-s dhe kandidate për në Bashkimin Europian. Ne i kemi të qarta se kush quhet organizatë terroriste. Edhe Serbia e quante UÇK-në organizatë terroriste, po ne nuk e quanim të tillë.

Shteti shqiptar duhet të ecë me linjën e organizatave ndërkombëtare. Jemi i vetmi vend në Europë që ka marrë vendim për mbylljen e këtyre shkollave. Por edhe institucione të tjera janë të shqetësuara sot që flasim.

Uroj që qeveria të mos ecë në rrugë qorre se ato institucione janë hapur në bazë të ligjit shqiptar dhe kontrollohen ndër vite. Janë investim i huaj, imagjinoni çfarë mesazhi i jepet investitorit të huaj.

Nëse kishte shkelje, ministria ka pasur kohë nga shkurti deri në shtator dhe s’kishte spe t'i merrte më qafë këta njerëz.

Teksa ditën e sotme përfaqësues të kolegjit turk janë takuar me kreun e partisë së Lirisë, Ilir Meta, Çela tha se problemi në thelb është politizuar nga vendimi i qeverisë dhe se këto takime janë më shumë për të ndërgjegjësuar aktorë të rëndësishëm të politikës në Shqipëri, për pasojat e këtyre vendimeve.

Ndërkohë lidhur me paralajmërimin e Sali Berishës se do të depozitojë në Kuvend një projektligj që synon heqjen e parashkrimit për kryeministrat nga viti 1992 deri në 2040, Çela tha se Berisha e ka të qartë orientimin ose tragetin kë do të godasë.

Është në vazhdën e aksionit të tij politik, do ta përqendrojë gjithë aksionin drejt Kryeministrit Rama. Është i detyruar ta bëjë këtë se rikthimi i tij në krye të PD, ka qenë trajektore që e ka rritur shumë pritshmërinë tek demokratët dhe përtej demokratëve.

E ka çuar lartë stekën, nuk mund të vazhdojë me të njëjtën retorikë si Basha. Sot rrëzohet qeveria, nesër rrëzohet qeveria. Linja e zotit Berisha duhet të jetë ndryshe, në të kundërt nuk bën diferencë.

Në këtë drejtim do të marrë hapa të fortë, për ta portretizuar opozitën si të fuqishme. Deklarata e tij është në këtë linjë, për të forcuar më shumë aksionin opozitar dhe për të parë se si do të vijohet më pas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy