Këngëtarja e muzikës popullore Mirjeta Mema uron festat duke kënduar: Festat janë bekim

Këngëtarja e muzikës popullore Mirjeta Mema uron festat duke kënduar: Festat janë bekim

Mirjeta Mema është këngëtarja e muzikës popullore e ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, në festën e Krishtlindjes.

Drupal Ad

Ajo thotë se të jesh këngëtare, festat janë bekim, taksa gjendesh në mesin e njerëzve duke festuar dhe kënduar bashkë me ta.

Ka qenë periudhë e ngarkuar për ne, festat janë të ngarkuara për ne që këndojmë, qoftë për ju, qoftë për të gjitha zhanret e llojeve të punëve.

Mua Krishtlindja me gjen gjithmonë në punë, pavarësisht se jam myslimane, me gjen duke festuar me të gjithë  kështu që dashur pa dashur nuk i shpëtojë kësaj.

Mua më duket vetja sikur jam e zonja e shtëpisë, si jeni, si kaloni, dhe dashur pa dashur edhe të mos do ti, këto ngjyrat festive i japin trurit një domosdoshmëri që futesh në festë përfshihesh. Harmonia fetare në Shqipëri është shyqyr zotit, dhe futesh feston bashkë me të gjithë.

Këtë vit kam pasur momente të bukura, sepse jam njeri që edhe nëse ndodh një gjë e keqe, mundohem ta kaloj duke thënë është mirë, do bëhet mirë, nuk e përfshij veten me këtë.

Ka qenë muaj i ngarkuar sepse kam mbyllur fazat e xhirimeve, klipeve, kolazheve, pastaj kam pasur nje promovim mediatik të ngarkuar.

Muaji gusht ka qenë muaji më i favorshëm për lekë,

Dua të bëj darkën e viti të ri, para dhe pastaj të shkoj të performojë, sepse u bë vite që nuk e festoj më familjen.

E mora familjen një herë në darkën festive dhe unë e kam punë do e bëj punën dhe do kthehem, por nuk duan ata që të vijnë më me mua. Unë e bëj bakllavanë tradicionale, me asortimente nga fshati,

Për vit të ri, le ta shkelim pak vetëm mirë është, nuk do hamë përditë, do filloj rutina e përditshme, unë vej si kryesore bakllavanë dhe gjelin, e sistemon im shoq me përshesh, dhe këto janë mjaftueshëm përveç sallatës,

Këto festa qofshin të begata dhe më të mirat që u dëshiron e bardha zemër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy