SHBA, pezullohet vendimi për USAID

SHBA, pezullohet vendimi për USAID

Një gjyqtar federal në Shtetet e Bashkuara ka bllokuar përkohësisht vendimin e presidentit Donald Trump për pezullimin nga puna të rreth 2200 punonjësve te USAID.

Sipas gjyqtarit Carl Nichols këta punonjës do të vazhdojnë punën deri më 14 shkurt.

Ky vendim vjen pas padisë së ngritur nga dy sindikata pjese e agjencisë në fjalë.

Vendimin e tij gjykatësi Nichols e argumenton duke thënë se nëse drejtësia nuk do të ndërhynte dëmi për punonjësit e USAID do të ishte i përmasave të mëdha ndryshe nga ai i qeverisë që vlerësohet të jetë zero.

Të gjithë punonjësit e USAID-it aktualisht në pushim administrativ do të rikthehen në punë deri në atë datë, dhe do t'u jepet akses i plotë në sistemet e njoftimeve të postës elektronike, pagesave dhe sigurisë dhe asnjë punonjës nuk do të vendoset në pushim administrativ para asaj date.

Ndër të tjera gjykatësi në fjalë i emëruar nga Trump gjatë mandatit të tij të pare e cilësoi vendimin e administratës në shkelje me Kushtetutën dhe ligjin federal të Shteteve të Bashkuara.

Asnjë nga veprimet për mbylljen e USAID-it nuk u krye në përputhje me autorizimin e kongresit. Dhe në përputhje me statutin federal, Kongresi është i vetmi ent që mund të mbyllë ligjërisht agjencinë.

Pas vendimit të Trump për mbylljen e USAID 500 punonjës ishin vënë nën leje administrative dhe 2200 të tjerë do t’u bashkoheshin mbrëmjen e së premtes çka u pengua nga padia e minutës së fundit të ngritur dy sindikatat përfaqësuese të punonjësve të agjencisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy