Çfarë i dha Shqipërisë Kadare?

Çfarë i dha Shqipërisë Kadare?

Studiuesja, Viola Isufaj e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tregoi se çfarë i ka dhënë Shqipërisë Ismail Kadare.

Ajo tha se Kadare ka prezantuar në Shqipëri formën tjetër të të shkruarit, romanin. Ai i dha Shqipërisë origjinalitet në veprat e tij si dhe ua prezantoi botës diktaturën që vendi po përjetonte.

"Unë mendoj që ai është, mbetet, do të jetë kryeshenjë e origjinalitetit, e risisë dhe identitetit shqiptar. Vepra e tij romanore përbëhet nga shtresa mitologjike baladike dhe të tjera të cilat rimerren për të dhënë kuptime të reja që i vlejnë të sotmes dhe së ardhmes, kryesisht të interpretuara nën një realitet politik, përpos kësaj ai i jep letërsisë shqipe gjininë e romanit.

Nga struktura e poezisë që ishte deri në vitet pesëdhjetë e sa, ajo kthehet në strukturën e romanit. Që do të thotë, fiton strukturën moderne të saj dhe me këtë strukturë mund të krahasohet barabitet me letërsi të tjera të zhvilluara të Evropës dhe të botës.

Ndërkohë, ai i sjell botës jo vetëm Shqipërinë e diktaturës, por përmes saj Ismail Kadareja bën projektimin tërësor të skëterrës. Janë gjitha sistemet totalitare dhe tiranike që nga kohët faraonike.

Drupal Ad

Deri në diktaturat më moderne, që i paraqiten njerëzimit të sotëm, lexuesit studiuesit të sotëm botëror.

Ai gjithmonë e ka përfytyruar veten në fakt përballë një marrësi global dhe në veprën e tij dihen teknikat ose përfytyrimi se si do të jetë një tekst i tillë, një vepër e tillë para një marrësi global dhe dua të theksoj diçka që është shumë e rëndësishme. Unë të paktën e kam parë si të rëndësishme. Kjo nuk është thjeshtë për botën Shqipëria ekzotike ose Shqipëria totalitare.

Në radhë të parë, vepra e tij ka tërhequr interesin për aspektin e funksionit estetik të saj.

Pra, jo thjesht si një vend ekzotik i parë për interesa ekzotike dhe jo thjesht si një vend totalitar, por në radhë të parë një vend, historia e cilit bëhet universale. Domethënë, atë e përqafojnë edhe popujt e tjerë të botës.

Në radhë të parë. E përqafueshme, sidomos për stilin e tij shumë origjinal, me të cilin ai mund të barabitet me shkrimtarë të mëdhenj, me mjeshtra të mëdhenj."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy