
Ka startuar finalja e titullit kampion, mes Partizanit dhe Egnatias.
Ndeshja vendimtare e sezonit, me dy ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për ta marrë trofeun.
Partizani dhe Egnatia, përballen mes tyre, në një sfidë ku spektakli është i garantuar.

Dy ekipet kanë synim fitimin e trofeut dhe për këtë arsye, do të jetë një sfidë emocionuese.
Finalja luhet në stadiumin “Air Albania”, ndërsa transmetohet në ekranin e MCN TV.



