
Pas një viti jo fortë të mirë si 2022, aksionet kanë hyrë në një vit të suksesshëm. Në Nasdaq, teknologjia pati 6-mujorin më të mirë që nga viti 1983, raporton Breitbart News.
Firma e gjysmëpërçuesve Nvidia u rrit deri në 27 për qind në një ditë të vetme – dhe gati 200 për qind që nga 1 janari. Apple u bë kompania e parë që arriti një vlerësim prej 3 trilion dollarësh. Platformat Tesla dhe Meta – dikur Facebook – janë rritur me më shumë se 110 për qind, dhe madje edhe General Electric është rritur me 68 për qind për këtë vit. Por sa mund të zgjasë ky lulëzim?
Eric Fry - një futurist i vlerësuar me çmime, i cili u bë i njohur si "tregtari kryesor i Amerikës" pasi portofoli i tij mposhti disa nga legjendat më të mëdha të Wall Street - thotë se ka një arsye prej 15.7 trilion dollarësh për të qenë në treg sot.
Fjala është për një teknologji radikale me të cilën janë përfshirë Elon Musk, Peter Thiel dhe disa emra të tjerë të Silicon Valley – një teknologji që është në rrugën e duhur për të krijuar më shumë milionerë dhe miliarderë sesa interneti. Mark Cuban madje thotë se kjo teknologji mund të prodhojë trilionerin e parë në botë. Fry beson se "Project Omega" mund të jetë edhe më i madh se Tesla, SpaceX dhe PayPal e Musk së bashku.
Kjo teknologji tashmë po adoptohet 42 herë më shpejt se interneti, gjë që është shumë e rëndësishme sepse do të thotë krijim më i shpejtë i pasurisë. Nuk është çudi që Forbes thotë se do të lançojë "motorin më të madh të fitimit në histori". Fry parashikoi suksesin e Bitcoin dhe rënien e vitit të kaluar në Big Tech.



