Ditën e djeshme në mediat sociale u publikua një lajm dhe një video ku shfaqen duke drekuar deputeti Arjan Ndoji, vëllai i kryeministri Edi Rama, Olsi Rama, anëtarë të familjes Kastrati dhe disa persona të tjerë.
Në një reagim, deputeti Ndoji sqaron se dreka është organizuara para 4 viteve nga persona të tjerë dhe jo vetë ai dhe se personi që përflitet se është Ervis Doçi (Visi i Pojës) në fakt është Ardit Raines.
Lidhur me këtë çështje, gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se Çet Kastrati, i cili ka marrë porte e aeroporte në vendin tonë, dhe është organizatori i kësaj dreke nuk duket se ka ndonjë lidhje me Visin e Pojës, por shton se ka një moskorrektësi nga ana e tij lidhur me filmimin dhe publikimin e pamjeve.
Mbaj mend fjalinë që kam filluar të kem një respekt për Albin Kurtin. Fjalia e tij ishte: 'Hyra në Kukës, kujtova se isha në Shqipërinë e Kastriotëve, e kuptova që isha në Shqipërinë e Kastratëve'.
Ka dhe megalomanë të mëdhenj, shqetësohen për Sorosin e të tjerë, a thua këta kanë interesa të mëdha në Shqipëri, ku në fakt të vetmit që kanë interesa në Shqipëri janë Kastratët se kudo janë Kastratët. Kudo na lidhet, e sheh sa keq e sheh media, ishte Arjan Ndoji këtu, apo jo. Kush i ftoi dhe cilët janë këta që në sofër përmendet emri i tyre dhe janë të paprekur nga pjesa tjetër. A janë të afërmit e oligarkut më të madh në këtë vend. Merren a ishte Ndoji aty apo jo...
Kjo që them nuk e përjashton Ervis Doçin nga ndjekja penale.
Çet Kastrati dhe Visi Pojës nuk më duket se lidhen fort me njëri-tjetrin. Theksi im është tek organizatorët. Organizatorët janë ata që i kanë ftuar i kanë bërë video dhe i kanë shpërndarë. Kur unë ftohem diku, me rregullat e miqësisë, përgjegjësinë e mbajnë ata që na kanë ftuar. Kemi të bëjmë me një moskorrektësi. Bëhesh i pasur dhe humbet të gjitha vlerat, kur vjen nga hiçi. I pasur, fisnik është ai që e trashëgon, që ai që e krijon rrugës, se gjeti një mbështetje politike dhe tani çdo gjë është e Kastratëve në këtë vend.
Shqipëria e Kastratëve, të tjerët s’kanë asgjë.
Në sofër janë ulur, aty do të vazhdojnë të ulen. Është pjesa e tyre në logjikë. Kjo më shqetëson në të gjithë këtë histori. Visi i Pojës, le që nuk më lidhet me historinë, në një tryezë të tillë. Edhe po të jetë e 2021 si video në atë kohë personi në fjalë ka pasur probleme dhe nuk mund të lëvizte kaq lirshëm nga zona e tij e influencës. Shoqërues nuk ka. Visi i Pojës nuk është personazh që e gjen në rrugë dhe e merr për kafe e drejtë pa asnjë lloj kontrolli. Kastratët janë të zgjuar.
Nuk e kuptoj pse doli kjo video. Janë të zgjuar se kanë aftësinë të marrin çdo gjë në këtë shtet. Çdo gjë e kanë ata. Kudo që futesh dëgjon emrin e tyre. Janë dhe në këtë video. Nuk është një, janë shumë.
Vëllezërit Kastrati prandaj paguajnë para nga dy krahët politike, paguajnë dhe pozitën dhe opozitën, i kënaqin të gjitha palët në fushata elektorale. Kjo është pjesa e gjithë kësaj historie.



