Kripto në krizë, investitorët tërheqin paratë e tyre pas skandalit të FTX

Kripto në krizë, investitorët tërheqin paratë e tyre pas skandalit të FTX

Firmat e tregtimit të kriptomonedhave po përpiqen të parandalojnë tërheqjet masive të investitorëve të tyre pasi u zbulua se kolapsi i platformës FTX të Sam Bankman-Fried është nën hetim nga drejtësia.

Zyra e Prokurorit të SHBA për Distriktin Jugor të Nju Jorkut po shqyrton nëse FTX ka keqpërdorur fondet e klientëve duke i dhënë miliarda dollarë hua një firme të veçantë tregtare të themeluar nga Bankman-Fried.

Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera sakaq, mbetën nën presion të hënën, duke nxitur kompanitë rivale të qetësojnë investitorët e shqetësuar tej mase mbi kapitalet e tyre.

Sipas një analize, kompanitë më prestigjioze në botë po përjetojnë flukse dalëse prej 6.2 miliardë dollarësh të Bitcoin dhe Ethereum nga data 6 nëntor deri më 13 nëntor.

CryptoQuant zbuloi se 3.7 miliardë dollarë Bitcoin dhe 2.5 miliardë dollarë Ether u zhvendosën nga shkëmbimet mes frikës që ka pushtuar investitorët në mbarë botën.

Rregullatori i letrave me vlerë të Bahamas dhe hetuesit financiarë po hetojnë sjellje të pahijshme të mundshme në lidhje me kolapsin e FTX, tha të dielën Forca e Policisë Mbretërore të Bahamas.

Visa Inc, procesori më i madh i pagesave në botë, tha të dielën se po ndërpret marrëveshjet globale të kartave të kreditit me FTX.

Elon Musk zbuloi se ai refuzoi ofertën e Bankman-Fried për të ndihmuar në financimin e marrjes së tij në Twitter.

Sam Bankman-Fried, një vegan që fle katër orë në natë, ishte bërë një fytyrë publike e parave të kriptove, me një pasuri personale të vlerësuar në afro 25 miliardë dollarë, e cila sipas revistës Forbes që atëherë është tkurrur në 16.6 miliardë dollarë.

Suksesi i FTX i lejoi platformës të krijonte partneritete prestigjioze, veçanërisht me legjendën e futbollit amerikan Tom Brady dhe ish-supermodelen Gisele Bundchen, dhe shfaqi komedianin Larry David në një reklamë televizive Super Bowl.

Djali i profesorëve të Shkollës Juridike të Stanfordit dhe i diplomuar në Institutin elitar të Teknologjisë në Masaçusets (MIT), ai punoi si ndërmjetës në Wall Street përpara se të kthehej në kriptovaluta në 2017.

Bankman-Fried e zhvendosi kompaninë në Bahamas, ku taksat janë pothuajse inekzistente, duke thënë se kombi i Karaibeve është "një nga vendet e pakta që ka një regjim gjithëpërfshirës të licencimit për kriptovalutat dhe shkëmbimet e kriptomonedhave".

Ai ka qenë një avokat i zëshëm për akses më të qetë në tregun e kriptove për publikun e gjerë, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy