Xhadat/ Bashkia Fier 11.2 milionë lekë për kamera e dronë për fushatën 

Xhadat/ Bashkia Fier 11.2 milionë lekë për kamera e dronë për fushatën 

Fushata për zgjedhjet e 14 majit ka ndezur motorrët. Shpenzimet e panevojshme, në funksion të saj janë kryefjalë e tenderave të zhvilluar gjatë kësaj periudhe. 

Pak ditë më parë Bashkia Fier ka shpallur tenderin me objekt “Blerje pajisje për koordinim dhe akses mediatik”, me vlerë të fondit limit 11.2 milionë lekë. Me këto para Bashkia Fier kërkon të blej  dy aparatë fotografik bashkë me lentet, 1 stabilizuesi për aparat, dy stativë, sistemin e mikrofonave me vale qe montohen ne trupin e aparatin per 2 persona si dhe një dron për xhirimin e pamjeve nga ajri.

Gjatë kësaj periudhe postimet e kryetarit të Bashkisë Armando Subashi janë intensifikuar. Ajo që vihet re është se në vend që postimet në rrjetin social facebook të postohen në rradhë të parë në faqen zyrtare të Bashkisë Fier e prej saj të ndahen nga Kryebashkiku Subashi, ndodh e kundërta. 

Zyra e shtypit të bashkisë duket se është vënë tërësisht në funksion të mirëmbajtjes së faqes së Armando Subashit si personazh politik, duke lënë pas dore faqen zyrtare të Bashkisë Fier si institucion.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy