Një incident është regjistruar në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Një shtetas është shoqëruar në polici pas një përplasje me punonjësit e sigurisë.
Mësohet se shtetasi ende i paidentifikuar kishte gjyqin e vëllait, dhe nuk u lejua të futet pasi seanca zhvillohej me dyer të mbyllura.
“Jeni për t'u vrarë të gjithë, ju vras të gjithëve, avokatë e gjyqtarë”, mësohet të ketë thënë personi i ndaluar nga policia.
Burime nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të përgjithshëm, bëjnë me dije se pavarësisht ngjarjes së 6 tetorit, asnjë masë nuk është marrë.
Gjykata e Posaçme ka dhuruar së fundmi një skaner, dhe pas ngjarjes, janë vetë administrata që po kontrollon palët në hyrje.



