Inxhinieri mekanik i sistemit të zjarreve Spiro Drita, për zjarrin e rënë një ditë më parë në pallatin 10-katësh në rrugën “Sali Butka” në Tiranë, thotë se mund të ndodhte dhe në shtëpitë tona dhe kudo, por se problemi është te përgjegjësia që ndjehet si ndërtues.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se personi që blen apartamentin nuk është specialist për të zgjedhur, nëse po blen luksin dhe sigurinë e jetës.
Sipas tij, ka një ndryshim të madh mes të vlerësuarit të sigurisë së jetës dhe komoditetit.
Po ti referohemi rastit, në Shqipëri ekzistojnë norma, rregulla, infrastruktura, gjithçka është e nevojshme për të garantuar sigurinë e jetës.
Problemi qëndron te problematikat që shfaqin hallka të ndryshme të një zinxhiri kompleks për zbatimin e këtyre rregullave, duke filluar nga projektimi i cili është hallka e parë e rëndësishme.
Shkaqet që krijuan këtë situatë është problemi i fasadës, që fillon nga projektimi e deri te kolaudimi.
Është evidente që fasada është jashtë normave dhe rregullave. Ka shkelje që nga hallka e parë deri në të fundit.
Nuk mund të mendohet që në harkun e disa minutave të përfshihet nga flakët një godinë e tërë.
Ndër të tjera inxhinieri, tha se fatkeqësisht problematika si rasti i djeshëm në Shqipëri zgjasin vetëm 3 ditë dhe se shfrytëzohen këto raste për të përforcuar sensibilitetin në radhë të parë, të kontingjentit të projektuesve.
Problemet fillojnë qysh nga planifikimi urban. Vendoset të ndërtohet një objekt pa pasur aksesin e mjeteve të ndihmës së shpejtë, zjarrfikëseve, ambulancave etj.
Bëhet një projekt duke ngritur si pikëpyetje se pse një pallat nuk ka shkallë të jashtme. Shkalla mund të jetë e brendshme, por duhet të plotësojë kushtet e mbrojtjes.
Edhe nëse është e brendshme, duhet të shërbejë si dalje sigurie.
Në ndërtimin e një objekti, edhe investitori, edhe kolauditori, se investitori ndërhyn qysh në momentin e parë të projektit duke kërkuar nga projektuesi të ulë koston.
Nëse do të ulësh koston, sigurisht që të jesh konkurrent në treg, sakrifiko te pllakat por jo te siguria e jetës.
Edhe në qendër të Tiranës do shiten objekte me çmimin maksimal, por fatkeqësisht në qendër të Tiranës ka objekte që nuk garantojnë sigurinë.
Se ndodh bashkëpunimi mes arkitektëve të huaj që imponon dhe inxhinierëve tanë që nuk mund të kundërshtojnë.
Objekti i djeshëm, ka një fasadë eshkë, materiali më dekadent që mund të përdoret për këtë fasadë.



