
Numri i të vdekurve nga shirat sa vjen e rritet në Pakistan, ku gjer më tani numërohen 39 persona që kanë humbur jetën. Numri më i madh i viktimave dhe dëmi më i madh janë regjistruar në provincën e Sindh, veçanërisht në kryeqytetin Karaçi, qyteti më i madh dhe zemra ekonomike e vendit.
Viktima dhe dëme raportohen edhe në provincat e Khyber Pakhtunkhwa dhe Punjab. Kryeministri Imran Khan u ka dhënë udhëzime të gjithë anëtarëve të Parlamentit që të qëndrojnë në zonat e tyre elektorale gjatë pushimeve për Festivalin e Sakrificës Islamike dhe përvjetorin e Pavarësisë, që bie nesër, për të koordinuar operacionet e ndihmës.



