Elon Musk shet 5 miliardë dollarë aksione Tesla

Elon Musk shet 5 miliardë dollarë aksione Tesla

Miliarderi Elon Musk ka shitur rreth 5 miliardë dollarë aksione në prodhuesin e makinave elektrike. Shitja e aksioneve u paralajmërua nga Musk, i cili disa ditë më parë përmes një sondazhi pyeti ndjekësit e tij nëse duhet t’i shiste 10% të aksioneve të tij në Tesla.

Aksionet e kompanisë ranë me rreth 16% në dy ditë pasi sondazhi doli në favor të shitjes së aksioneve të tij Tesla është prodhuesi më i madh i makinave në botë, me një vlerësim në bursë prej më shumë se 1 trilion dollarë.

Dokumentet treguan se shitja e rreth një të pestës së aksioneve ishte bërë në bazë të një plani tregtimi të paracaktuar në shtator, shumë përpara postimeve të Musk në mediat sociale në fundjavë.

Megjithatë, regjistrimet treguan gjithashtu se shitja e pjesës së mbetur të aksioneve nuk ishte planifikuar. Ky vendim i Musk është komentuar shumë në rrjet, ku ka pasur zëra nga disa investitorë se ai po i shet aksionet për të larë borxhet. Por, se sa është e vërtetë një gjë e tillë nuk dihet me saktësi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy