Gërvalla takon Dendias-in: I mirëseardhur roli i Athinës për uljen e tensioneve me Serbinë

Gërvalla takon Dendias-in: I mirëseardhur roli i Athinës për uljen e tensioneve me Serbinë

Gjatë konferencës së përbashkët me homologun Dendias, Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, tha se është i mirëseardhur roli i Athinës në përpjekjet për ulje të tensioneve.

“Biseduam rreth iniciativave për të bashkëpunuar në kulturë dhe bashkëpunim të ndërsjellë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin evropian dhe në Këshillin e Evropës dhe Kosova është në rrugën e saj drejt NATO. Kosova nuk është rast i veçantë në zhvillimet gjeopolitike vetëm në raport në raport me Serbinë, por të veçantë e bën edhe fakti që ka popullin më pro evropian dhe më pro NATO në kontinentin tonë. Është fat historik që jemi të përkushtuar ta ndjekim”, shtoi ajo.

Dendias e vendosi theksin te dialogu Kosovë-Serbi, duke u shprehur se ai duhet të vazhdojë.

“Në analizat tona të fundit BE-ja është destinacioni përfundimtar për gjithë Ballkanin Perëndimor. Duhet të bisedojmë për bashkëpunimin në aspektin energjetik. Greqia është e gatshme ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor. Ne e mbështesim plotësisht dialogun Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjet ligjërisht të obligueshme. Është e rëndësishme që nga të dyja palët të zbatohet ajo që është arritur”, ka thënë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy