Me shpejtësi deri 176 km/h, pezullohen 10 leje drejtimi dhe vendosen dhjetëra gjoba

Me shpejtësi deri 176 km/h, pezullohen 10 leje drejtimi dhe vendosen dhjetëra gjoba

Kanë vijuar edhe mbrëmjen e djeshme kontrollet në terren nga ana e Policisë së Shtetit, ku janë konstatuar shoferë duke drejtuar mjetin me shpejtësi deri në 176 km/ h.

Rasti në fjalë është regjistruar në aksin Tiranë-Elbasan. Si pasojë e shpejtësisë mbi normat, në 4 orë janë pezulluar 10 patenta dhe janë vendosur 22 gjoba për shpejtësi mbi normën e lejuar por pa sanksionin plotësues të pezullimit të Lejes së Drejtimit.

Duke vlerësuar shqetësimin qytetar dhe rrezikun permanent që shkakton shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, e adresuar në forma dhe mënyra të ndryshme, e ndërsa pritet një reflektim pozitiv nga përdoruesit e rrugës, konstatimet e rrugorëve, tregojnë se ka akoma shumë punë për të disiplinuar të “pabindurit” dhe “vrasësit e sigurisë në rrugë”, mjafton të referosh disa nga shkeljet kryesore të evidentuara përgjatë muajit korrik.

Policia Rrugore e kryeqytetit, të cilat mbartin jo vetëm disa numra statistikor, por dhe shkallën e lartë të rrezikut dhe neglizhencës që karakterizon akoma drejtuesit e mjeteve, që vijojnë të luajnë me sigurinë e jetës së tyre dhe të tjerëve në rrugë.

Gjatë muajit që lamë pas nga Policia Rrugore e Tiranës:

-38 drejtues mjetesh të arrestuar ne flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

-33 drejtues mjetesh të arrestuar pa leje drejtimi.

-18 drejtues mjetesh të arrestuar në flagrancë për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

-13 drejtues mjetesh të proceduar penalisht për përdorim të simboleve të Policisë së Shtetit.

-572 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat 172 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 276 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 124 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy