Ndëshkohen me 19.8 milionë lekë, 602 pika karburantesh (VIDEO)

Ndëshkohen me 19.8 milionë lekë, 602 pika karburantesh (VIDEO)

Pikat e tregtimit të karburanteve, kanë qenë në qendër të vëmendjes që nga fillimi i muajit tetor, ku prej datës 1 deri më 11 tetor janë gjetur në shkelje 602 subjekte. Drejtoria e Hetimit Tatimor, raporton se nga 1 819 biznese të kësaj natyre të kontrolluara, 1/3 e tyre kanë rezultuar në shkelje të legjislacionit tatimor. Nga të gjithë subjektet e ndëshkuara vlera e penaliteteve të vendosura është rreth 19.8  milionë lekë.

 Në pikat e karburanteve, ashtu si edhe në subjektet e tjera shkeljet më të mëdha janë konstatuar në moslëshimin e kuponit tatimor. Në këtë drejtim janë ndëshkuar 149 subjekte. Më pas në vendin e dytë është mbajtja e produkteve të ndryshme dokumentacion tatimor, dhe për këtë shkelje janë ndëshkuar 118 subjekte.

Pavarësisht ndëshkimeve dhe njoftimeve të njëpasnjëshme ende nuk po ndalohet evazioni fiskal pasi brenda 11 ditëve janë gjetur 50 subjekte të paregjistruar në organet tatimore dhe është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së, ndërsa 44 tatimpagues nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale, ndërsa 28 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune. Përvec gjobave ka pasur edhe ndëshkime të tjera pasi 8 pika karburantesh janë bllokuar ambientet për 30 ditë  kalendarike për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy