
Ministria Kineze e Tregtisë ka vendosur të nisë një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë kundër tarifave të presidentit amerikan Donald Trump.
Ngritja e tarifave me 25% për importet kineze ka përshkallëzuar më tej krizën mes dy vendeve, ndërsa Pekini ka deklaruar se me tarifat e reja Shtetet e Bashkuara kanë shkelur rregulloren e Organizatës Botërore.



