Funeral shtetëror për Silvio Berlusconin, lamtumira e fundit nga Piazza Duomo

Funeral shtetëror për Silvio Berlusconin, lamtumira e fundit nga Piazza Duomo

Silvio Berlusconi do të përcillet drejt banesës së tij të fundit përmes një funerali shtetëror. Ai do të nis rreth orës 15 të së mërkurës, e shpallur ditë zie kombëtare, dhe është menduar të organizohet në Piazza Duomo të Milanos. Do të jetë kryepeshkopi i Milanos, Imzot Mario Delpini, i cili do të kremtojë varrimin e ish-kryeministrit. Me rastin e funeralit shtetëror në shesh do të instalohen ekrane të mëdhenj në mënyrë që i gjithë publiku të ketë mundësi të ndjekë hap pas hapi përcjelljen, ndërsa ceremonia do të transmetohet edhe live përmes gjigandit mediatik Mediaset, themeluar nga Berlusconi, që do të kujdeset të japë sinjal ndërkombëtar për transmetuesit që janë të interesuar. Gjithsesi për perandorinë financiare të Berlusconit, largimi i tij nga jeta nuk është shoqëruar vetëm me lajme të këqija. Aksionet e MFE, kompania e regjistruar në Hollandë dhe e listuar në bursë, e cila zotëron grupin televiziv Mediaset, shënoj një rritje të dukshme. Në ditën e vdekjes së Silvio Berlusconit, aksionet u rritën me 5.86%. Edhe Parlamenti Europian e nderoj ish kryeministrin Berlusconi. Presidentja Roberta Metsola e hapi seancën plenare të qershorit në Strasburg duke njoftuar "me pikëllim të madh" vdekjen e Silvio Berlusconit duke kërkuar një minutë heshtje. Deri në mbajtjen e funeralit, trupi i Silvio Berlusconit do të qëndrojë në Villa San Martino në Arcore. Për arsye të ruajtjes së rendit publik, hyrja do të rezervohet ekskluzivisht për anëtarët e ngushtë të familjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy