Vjen motori fluturues, por me një çmim të përballueshëm vetëm për policinë e Dubait (VIDEO)

Vjen motori fluturues, por me një çmim të përballueshëm vetëm për policinë e Dubait (VIDEO)

Quhet Hoverbike S3 dhe është një motor fluturues. Mjeti i ri është prezantuar në Skolkovo Technology Park në Moskë.

Një prodhim rus, motori mund të furnizohet me benzinë ose falë një baterie. Peshon 114 kg dhe arrin deri në 96 km/orë shpejtësi maksimale, fluturon në një lartësi 5 metër nga toka.

Në rrugë është përdorur deri tani vetëm nga policia e Dubait. Kjo e fundit e ka vënë në përdorim që nga viti 2017, por përmirësimet e fundit që i janë bërë e kanë çuar në një nivel tjetër.

Aktualisht nuk është në shitje dhe mund ta bësh tëndin vetëm me porosi. Sigurisht për këtë duhet të kesh një llogari të majme në bankë.

Hoverbik S3 kushton 150 mijë dollarë, por nuk mbaron me kaq. Ai që vendos të blejë një të tillë duhet të shpenzojë edhe 10 mijë dollarë të tjerë për kursin e detyrueshëm të drejtimit, që zhvillohet vetëm në Kaliforni.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy