Salianji: Policisë i kanë ikur persona me rekorde të tmerrshme kriminale! Martinajn e lajmëruat 5 minuta përpara se të arrestohej

Salianji: Policisë i kanë ikur persona me rekorde të tmerrshme kriminale! Martinajn e lajmëruat 5 minuta përpara se të arrestohej

Deputeti demokrat Ervin Salianji tha nga Foltorja e Kuvendit se Policisë së Shtetit i kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme kriminale. Duke zhvilluar interpelancën me ministrin Çuçi, Salianji hodhi akuza se Ervis Martinaj është lajmëruar nga Policia e Shtetit 5 minuta para se të shkonte për ta kapur në hotel.

Ju doni kontroll tjetër se erdhën zgjedhjet që t’i përdorni për grupet kriminale. Ju kanë ikur persona me rekorde të tmerrshme. Policia e Shtetit matet me objektiva konkretë, të ka thënë ish drejtori jot i përgjithshëm se operacioni Plumbi i Artë është dekonspiruar. Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme, di gjë ku e ke Talo Çelën. Kur del e-maili që policia di që ai qarkullon në mes të qytetit, ndërkohë që nxirrni policët me nga dy turne në postblloqe. Ku e keni Suel Çelën, po Fatos Goga, Florenc Çapja, Kamber Mehja.

Po Ervis Martinaj ku është? Si jepni dot përgjigje, nëse është gjallë apo vdekur. Ju e dini, dhe po e them këtu atë që qarkullon nën zë te drejtuesit e policisë. 5 minuta para se të shkonte në hotel policia e shtetit, e keni lajmëruar që të largohej, sepse keni pasur tjetër plan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy