Një 32-vjeçare shqiptare që akuzohet për përfshirje në Shtetin Islamik, është vënë në pranga nga policia italiane.
Valbona Berisha u arrestua në Lecce pas denoncimit të bashkëshortit të saj, që denoncoi largimin e gruas së bashku me djalin e tyre të vogël.
Burri denoncoi në polici se gruaja me fëmijën ishin zhdukur. 32-vjeçarja kishte braktisur bashkëshortin me dy vajzat, duke marrë me vete vetëm djalin e vogël.
Urdhër-arresti për shqiptaren ishte lëshuar që në vitin 2014.
Berisha kishte rënë në kontakt me materiale të Shtetit Islamik, të shpërndara në rrjet dhe kishte planifikuar të largohej në Siri, për t’u martuar me një maqedonas, shkruajnë mediat italiane.
Hetuesit kanë zbuluar se ajo ka udhëtuar fillimisht drejt Turqisë, ku është bashkuar me një familje bishnjake, e cila kishte si destinacion Shtetin Islamik.



