Një 50-vjeçar mbytet në Liqenin Artificial

Një 50-vjeçar mbytet në Liqenin Artificial

Trupi i pajetë i një mashkulli rreth të 50-ave është gjetur i mbytur paraditen e sotme në Liqenin Artificial të Tiranës.

Dëshmitarë në vendngjarje kanë parë një person rreth orës 11:20 të hynte në brendësi të ujit të liqenit dhe kanë njoftuar menjëherë policinë. Por kur ka mbërritur policia, burri ishte mbytur.

Trupi i pajetë është gjetur në afërsi të digës.

Viktima është identifikuar si E. R., 50 vjeç. Policia ka shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen, dëshmia e të cilëve pritet të hedhë dritë mbi atë çfarë ka ndodhur.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy