I iku policisë me pranga në duar, vetëdorëzohet pas 3 ditësh Ermir Idrizllari

I iku policisë me pranga në duar, vetëdorëzohet pas 3 ditësh Ermir Idrizllari

Ermir Idrizllari është vetëdorëzuar në Prokurorinë e Sarandës 3 ditë pasi i iku policisë me pranga në duar. Ai tha se ishte arratisur nga frika.
Ermir Idrizllari dhe shoku i tij u arrestuan ditën e djeshme nga policia e Sarandës pasi i grabitën një personi të tretë me dhunë paratë në fshatin Vrinë.
Ai po ashtu në bashkëpunim me shtetasin Kosta Pashaj i kanë marrë me dhunë 30.000 lekë shtetasit F. M.
Në momentin që shoqëroheshin në rajon me fugonin e policisë, Ermir Idrizllari me pranga në duar ka mundur të hapë derën e furgonit dhe të largohet me vrap.
Menjëherë forcat e policisë u vunë në kërkim të tij, dhe vendi i parë ku shkuan ishte shtëpia e Idrizllarit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Ermir Idrizllarit policia ka gjetur 22 kg hashash. Ditën e sotme vijojnë kërkimet për Idrizllarin në disa fshatra.
Pas kontrollit në banesën e Ermirit, është arrestuar i ati i tij Mustafa Idrizllari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy