“Grupet nga Elbasani e Durrësi do shpallen organizata terroriste”, Llabani: Pasojat mund të prekin rangje të larta të politikës

“Grupet nga Elbasani e Durrësi do shpallen organizata terroriste”, Llabani: Pasojat mund të prekin rangje të larta të politikës

Gazetarja Anduena Llabani tha në studion e MCN Live se edhe institucionet shqiptare që kanë për detyrë që të luftojnë krimin e organizuar dhe terrorizmin do mbajnë kostot e veta pasi grupe të caktuara nga Elbasani dhe Durrësit do të shpallen organizata terroriste.

Sipas Llabanit, pasojat mund të prekin edhe rangje të lartë të politikës, pasi grupet kriminale kur ndodhet para situatave të tilla ekstreme kthehen në bashkëpunëtorë.

Kjo është vendosur që në kohën kur SPAK kërkoi që DEA të vijë në Shqipëri. Në momentin që DEA zbarkoi, një agjenci në fokus ka krimin dhe terrorizmin, trafikun e lëndëve të forta, këtu u pa që diçka nuk shkonte. Fakti që DEA kishte seli në Greqi dhe prokurorët shqiptarët shkonin në Greqi, u kërkuar nga Dumani që DEA të jetë prezentë në Shqipëria sepse u pa që grupet kriminale kishin kaluar çdo lloj caku. Informacioni që thashë që vizita e Dumanit kishte lidhje dhe me shpalljen e këtyre organizatave si terroriste nuk ishte surprizë që ishin dy qytetet më problematike siç ishin Durrësi dhe Elbasani. Informacionet kanë qenë selektive, i përhapur tek 2-3 individë që merren me shërbimet informative të huaja që asistojnë në Shqipëri dhe ka qenë diskrete. Në momentin që grupet e Durrësit dhe të Elbasanit, kujtojmë arrestimet dhe ekstradimet e disa personazheve që janë parë si kokat e këtyre grupeve bënë që të arrihet në këtë pikë. 

Për këta individë me emra të përveçëm, prej kohësh janë kryer veprimet dhe janë bërë dosjet. 

 

Pavarësisht se këto grupet do shpallen si do shpallen, institucionet shqiptare që kanë për detyrë që të luftojnë krimin e organizuar dhe terrorizmin do mbajnë kostot e veta. Kosto politike, kosto për të cilat unë nuk mund ta them tani, por le të themi që mund të shkohet dhe në rang të lartë politikës, pasojat. Në përgjithësi grupet kriminale kur hasen përballë vendimeve ekstreme, kthehen në bashkëpunëtorë. Mund të japin informacione. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy